“SHBA-ve do të vazhdojmë t’u shpjegojmë se janë të gabuara embargot ndaj Iranit”

I pyetur rreth embargos së SHBA-ve kundër Iranit, kryediplomati turk Çavuşoğlu, tha se ata iu kanë shprehur amerikanëve në çdo platformë në mënyrë të drejtpërdrejtë se janë kundër embargove.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, është shprehur se SHBA-ve do të vazhdojnë t’u shpjegojnë se janë të gabuara embargot kundrejt Iranit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri Çavuşoğlu dhe homologu i tij iranian, Javad Zarif, kanë zhvilluar një konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit në ndërtesën e Ministrisë së Jashtme në Ankara.

I pyetur rreth embargos së SHBA-ve kundër Iranit, kryediplomati turk Çavuşoğlu, tha se ata iu kanë shprehur amerikanëve në çdo platformë në mënyrë të drejtpërdrejtë se janë kundër embargove.

“Edhe në periudhën e ardhshme ne do të vazhdojmë t’u shpjegojmë SHBA-ve se këto embargo janë të gabuara”, tha ndër të tjera Çavuşoğlu.

Pasi ka rikujtuar se ministri turk i Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak, ministrja e Tregtisë, Ruhsar Pekcan dhe ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar, kanë zhvilluar një vizitë në SHBA, Çavuşoğlu, tha se “Ministrat tanë u kanë shprehur hapur dhe qartë të gjithë bashkëbiseduesve çështjen e embargove. Ministri i Thesarit dhe Financave Albayrak gjithashtu zhvilloi një takim me Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump. Në këto takime, ata i kanë përcjellë qartë shqetësimet dhe mendimet tona për këto çështje tek homologët e tyre amerikanë. Ajo që është e rëndësishme këtu është solidariteti dhe vendosmëria jonë mes nesh”.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet