SHBA teston raketën e ndaluar sipas marrëveshjes me Rusinë

Ushtria amerikane ka testuar një raketë konvencionale tokë-ajër, e cila ishte e ndaluar sipas Marrëveshjes për raketat me rang të mesëm dhe të vogël veprimi, e cila nuk vlen më, raporton CNN.

Pentagoni njoftoi sot se raketa u lansua dje nga ishulli San Nicolas, Kaliforni, dhe goditi objektivin saktësisht pas 500 kilometrave fluturim.

Zyrtarët thonë se raketa përdoret për të mbartur koka konvencionale dhe jo bërthamore, transmeton KosovaPress.

SHBA është tërhequr nga marrëveshja me Rusinë pasi akuzoi Moskën se e shkeli atë për vite me radhë duke vendosur raketa me fuqi bërthamore S SC-8.

Marrëveshja u braktis gjithashtu nga Rusia pas vendimit të SHBA-së.

Kjo i dha fund një marrëveshje për kontrollin e armëve që ndaloi zhvillimin e raketave tokë-ajër me një interval 500 deri 5.500 kilometra.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet