SHBA, të paktën 30 të plagosur pasi automjet përplaset me turmën

Aksidenti ndodhi rreth orës 2 të mëngjesit me kohën lokale pranë Bulevardit Santa Monica Perëndimore, në një zonë të njohur për skena muzikore në Hollowoodin Lindor

Të paktën 30 persona janë plagosur, përfshirë shtatë në gjendje kritike, pasi një automjet i paidentifikuar u përplas me një turmë në Los Angeles, transmeton Anadolu

Mediat raportojnë se aksidenti ndodhi rreth orës 2 të mëngjesit me kohën lokale pranë Bulevardit Santa Monica Perëndimore, në një zonë të njohur për skena muzikore në Hollowoodin Lindor.

Sipas departamentit të zjarrfikësve, shtatë persona u transportuan në spitale në gjendje kritike, gjashtë pësuan lëndime serioze dhe 10 ishin në gjendje të mirë.

Kategoritë
BotaLajme