SHBA-të goditen nga një stuhi dhe uragan, tetë të vdekur

Nga shkaku i motit të keq, dhjetëra njerëz janë dërguar në spital me lëndime trupore, ndërsa qindra objekte dhe automjete janë shkatërruar.

Të paktën tetë të vdekur është bilanci i një stuhie dhe një uragani që goditën pjesët jugore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), raporton Anadolu Agency (AA).

Në mesin e të vdekurve tre janë fëmijë, ndërkohë që uraganet dhe përmbytjet më së shumti prekën shtetet federale Teksas, Misisipi, Luiziana, Arkansas dhe Georgia.

Nga shkaku i motit të keq, dhjetëra njerëz janë dërguar në spital me lëndime trupore, ndërsa dhe qindra objekte dhe automjete janë shkatërruar nga hovi i uraganeve dhe rrjedhave ujore.

Stuhia ka dëmtuar edhe infrastrukturën elektrike, ku si pasojë rreth 90.000 njerëz në Teksas mbetën pa energji elektrike.

Ndërkohë, 21.000 studentë të Universitetit të Misisipit në strehimoret e kampusit pritën normalizimin e kushteve të motit.

Enti Meteorologjik nga ana e tij tha se era e uraganit në disa rajone arriti shpejtësi deri në 225 kilometra në orë, dhe dëmtoi çatitë e shtëpive.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet