SHBA synon marrëveshje të re me Kinën dhe Rusinë mbi kontrollin e armëve

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka dhënë udhëzim për kryerjen e përgatitjeve për një marrëveshje të re me Kinën dhe Rusinë mbi kontrollin e armëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gazeta amerikane “Washington Post” në artikullin e saj të bazuar mbi zyrtarë në SHBA pretendon se Trump këtë udhëzim e ka dhënë me qëllim për të sjellë kufizime të reja për armët bërthamore të Rusisë që kanë mbetur jashtë marrëveshjeve.

Përveç përfshirjes së kapacitetit bërthamor të Kinës për herë të parë në një marrëveshje të re pretendohet se në kuadër të këtyre punimeve synohet edhe konfirmimi i aftësive ushtarake strategjike të Pekinit.

Përderisa thuhet se puna përgatitore sapo ka filluar dhe se këto marrëveshje kërkojnë vite, pretendohet se ka dyshime që mund të arrihen rezultate nga këto përpjekje në një kohë kur Trump i cili ka edhe dy vite për të përfunduar mandatin e tij të parë në Shtëpinë e Bardhë ka përshkallëzuar tensionet me Kinën dhe Rusinë.

Më tej thuhet se një zyrtar i lartë i SHBA-ve që nuk dëshiron që zbulojë emrin e tij thekson se “Udhëzimet e presidentit Trump janë të drejtuara që të punojmë mbi një marrëveshje kontrolli të armëve, që është më stabile, përfshin më shumë armë dhe nuk përfshin vetëm Rusinë”.

Zyrtari po ashtu ka tërhequr vëmendjen se po bëhen përpjekje që kjo marrëveshje të përgatitet në një mënyrë që të mos pasqyrojë mentalitetin e Luftës së Ftohtë.

Udhëzimi në fjalë ka ardhur në një kohë kur Kina, Rusia dhe SHBA kanë përshpejtuar armatosjen bërthamore, si dhe që në vitin 2021 përfundon afati i marrëveshjes “New START” të nënshkruar mes SHBA-ve dhe Rusisë në vitin 2011.

Theksohet se një marrëveshje e tillë mund të jetë një sukses shumë i madh diplomatik nga pikëpamja e SHBA-ve, Kinës dhe Rusisë.

Qeveria amerikane e cila u tërhoq nga Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme (INF) të nënshrkuar me Rusinë në vitin 1987 dhe e cila ka arritur në pragun e luftës tregtare me Pekinin duke u tërhequr nga marrëveshjet e nënshkruara tregtare, është kuriozitet se si do të ulë në tryezë këta rivalë globalë për një marrëveshje të re mbi kontrollin e armatimit.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet