Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 193.519, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 19.117.212
Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 337.081, prej të cilëve 2.753 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.
Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 193.519, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 19.117.212.
Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar afro 11,2 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka shkuar në mbi 242,8 milionë.
Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 2,04 milion raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 37.013 viktima.
Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 10,15 milionë raste dhe Brazili me mbi 7,42 milionë.