SHBA, shkon në 378.297 numri i të vdekurve nga COVID-19

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 378.297, prej të cilëve 3.944 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 322.545, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 22.469.545.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 13,26 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka shkuar në mbi 267,57 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 2,62 milionë raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 39.298 viktima.

Kategoritë
BotaLajme