SHBA, shkon në 243.797 numri i të vdekurve nga COVID-19

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 118.514, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 10.295.890

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 243.797, prej të cilëve 405 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 118.514, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 10.295.890.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 6,48 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka arritur në mbi 157 milionë.

Aktualisht, shteti i Teksasit është më i godituri në SHBA, me 1.019.976 raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 33.821 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 8,56 milionë raste dhe Brazili me mbi 5,66 milionë.

Kategoritë
BotaLajme