SHBA sanksione 18 bankave iraniane

Në një deklaratë nga Departamenti i Thesarit i SHBA-së thuhet se Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja (OFAC) vendosi 18 bankat e Iranit në listën e sanksioneve

Administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) vendosi sanksione ndaj 18 bankave të Iranit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Departamenti i Thesarit i SHBA-së thuhet se Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja (OFAC) vendosi 18 bankat e Iranit në listën e sanksioneve.

Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Steven Mnuchin, sipas deklaratës, ka theksuar se vendimi për sanksionet pasqyron një angazhim për të ndaluar qasjen e paligjshme në dollarin amerikan.

“Programet tona të sanksioneve do të vazhdojnë derisa Irani të ndalojë së mbështeturi aktivitetet terroriste dhe t’u japë fund programeve të tij bërthamore”, ka thënë Mnuchin.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet