SHBA, rritet në 268.404 numri i të vdekurve nga COVID-19

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 183.660, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 13.147.864

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 268.404, prej të cilëve 2.328 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 183.660, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 13.147.864.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 7,80 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka shkuar në mbi 186 milionë.

Aktualisht, shteti i Teksasit është më i godituri në SHBA, me 1.226.819 raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 34.345 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 9,28 milionë raste dhe Brazili me mbi 6,16 milionë.

Kategoritë
BotaLajme