SHBA, rritet në 224.732 numri i të vdekurve nga COVID-19

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 42.696, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 8.388.013

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 224.732, prej të cilëve 437 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 42.696, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 8.388.013.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 5,45 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka arritur në mbi 125,6 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me 875.557 raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 33.477 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 7,55 milionë raste dhe Brazili me mbi 5,23 milionë.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet