SHBA, rreth 4 mijë të arrestuar gjatë protestave shkaku i vrasjes George Floyd

Rreth 4 mijë persona janë arrestuar gjatë protestave në SHBA për vrasjen e George Floyd, një burrë afrikano-amerikan i paarmatosur që u vra nga një oficer i bardhë i policisë në Minneapolis.

Rreth 4 mijë persona janë arrestuar gjatë protestave në SHBA për vrasjen e George Floyd, një burrë afrikano-amerikan i paarmatosur që u vra nga një oficer i bardhë i policisë në Minneapolis.

46-vjeçari Floyd vdiq pasi oficeri i policisë, Derek Shown, vendosi këmbën mbi qafën e tij dhe e mbajti për gati nëntë minuta. Fjalët e fundit të Floyd ishin “Nuk mund të marr frymë”, fjalë të cilat u bënë parullë e protestave në të gjithë vendin.

Protestat filluan të martën e javës së kaluar, një ditë pas vdekjes së Floyd, pasi mijëra persona dolën në rrugët e qytetit Minneapolis për të kërkuar t’i jepet fund brutalitetit të policisë dhe për t’i dhënë rëndësi jetës së afrikano-amerikanëve.

Pavarësisht orës policore që po zbatohet në qytetet më të mëdha të SHBA-ve, protestuesit për të gjashtën ditë me radhë dalin në rrugë në shenjë revolte për shkak të vrasjes së Floyd dhe kërkojnë arrestimin e tre oficerëve të tjerë të policisë që janë të përfshirë në vrasje.

Vdekja e afriko-amerikanit në mbarë SHBA-të ka shkaktuar demonstrime paqësore, por edhe të dhunshme.

Mediat lokale raportuan se Departmenti i Policisë së qytetit New York, mbrëmë arrestoi mbi 200 protestues, kryesisht në Manhattan dhe Brooklyn, ndërsa u plagosën shtatë oficerë të policisë.

Qindra protestues po ashtu janë arrestuar në Los Angeles dhe San Diego të Kalifornisë.

Mbi 60 oficerë të intelegjencës amerikane dhe agjentë speciale u plagosën mbrëmjen e të premtes dhe të dielën në mëngjes në protestat në Washington.

Vdekja e Floyd po krahasohet me vdekjen e Eric Garner, i cili vdiq gjatë arrestimit të tij në vitin 2014 në Neë York, po ashtu duke u thënë oficerëve të policisë në vazhdimësi “Nuk mund të marr frymë”.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet