SHBA, regjistrohen pothuajse 150.000 raste të vdekjeve nga COVID-19

Me 877 raste të reja të vdekjeve, numri i viktimave nga COVID-19 në SHBA është rritur në 149.407.

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 149.407, prej të cilëve 877 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 66.222, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 4.317.424.

Shteti amerikan California, me 435 mijë raste, është shteti më i goditur në SHBA, i ndjekur nga Florida dhe New York.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 2 milionë të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në mbi 53,3 milionë.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar Brazili me rreth 2,4 milionë raste dhe India me mbi 1,4 raste.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet