SHBA, një person me fondet e ndihmës për COVID-19 bleu Lamborghini

Sipas mediave amerikane, 29-vjeçari David T. Hines, për kompanitë e tij mori 3,9 milionë dollarë për të parandaluar largimet nga puna për shkak të COVID-19.

Një person në SHBA është arrestuar pasi me kredinë nga fondi i ndihmës për koronavirusin e ri (COVID-19) bleu automjet luksoz.

Sipas mediave amerikane të cilat bazohen në deklaratat e Departamentit të Drejtësisë, 29-vjeçari David T. Hines, për kompanitë e tij mori 3,9 milionë dollarë për të parandaluar largimet nga puna për shkak të COVID-19.

Hines i cili gjatë aplikimit për kredi ka bërë deklaratë të rreme në lidhje me shumën e pagesave që do t’u bëjë punonjësve, disa ditë pasi e ka marrë kredinë ka blerë automjetin 2020 Lamborghini Huracan me vlerë prej 318.000 dollarësh.

Gjithashtu u zbulua se Hines me këtë kredi ka blerë gjëra nga dyqane luksoze dhe ka qëndruar në luksoze turistike.

Hines i cili u nxorr para Gjykatës Federale në Miami, i është konfiskuar automjeti luksoz dhe 3,4 milionë dollarë në llogaritë bankare me akuzën për deklaratë të rreme dhe kryerjen e procedurës së paligjshme.

Ai u vendos në paraburgim ndërsa do të mund të vuaj deri në 70 vite burg nëse dënohet.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet