ShBA, në ankand syzet e 9 presidentëve amerikanë (Foto)

Një set i jashtëzakonshëm prej 9 palë syzesh për shikim, që i kanë mbajtur më parë presidentët e SHBA-ve, do të nxirren në ankand në 26 prill.

Objektet e çmuara ishin dhuruar më parë nga Harry S. Truman, Richard Nixon, Lyndon Johnson, Jimmy Carter, Gerald Ford, Ronald Reagan, Bill Clinton, Bush i madhi dhe Bush i biri për doktor Spencer E. Sherman, përgjegjës i “Museum of Ophthalmology” të San Françiskos.

Syzet, të cilat do të dalin në ankand nga Nate D. Sanders Auctions, janë të gjitha të vendosura në korniza dhe të shoqëruara nga letrat e nënshkruara nga vetë presidentët që konfirmojnë vërtetësinë e tyre.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet