ShBA, luftë kundër krizës së opioideve

Përdorimi i drogave në Shtetet e Bashkuara është shtuar. Të dhëna të reja nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve tregojnë se gjatë vitit 2016, më tepër se 40 mijë amerikanë humbën jetën për shkak të mbidozës nga opioidet.

Kjo është një rritje prej më tepër se 25 për qind krahasuar me një vit më parë. Presidenti Donald Trump ka premtuar se do të marrë masa, duke deklaruar se kriza e opioideve është një “urgjencë e shëndetit publik”.

Çdo ditë, mesatarisht 115 amerikanë vdesin nga mbidozat që lidhen me opioidet. Tek këto substanca përfshihen droga të forta, si heroina, por edhe ilaçe për lehtësimin e dhimbjeve, si oksikodoni “oxycodone”.

Ekspertët thonë se masat ndaj opioideve të ligjshme dhe atyre të ndaluara nuk kanë pasur efektin e duhur, ngaqë përdoruesit shpesh kthehen nga drogat sintetike, që janë edhe më të rrezikshme, kur nuk gjejnë dot opioidet e zakonshme.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet