SHBA, krimet e urrejtjes arrijnë nivelin më të lartë që nga viti 2008

Raporti i publikuar nga Byroja Federale e Hetimit (FBI), i cili bazohet në rastet e dokumentuara nga forcat e zbatimit të ligjit në vend, thotë se 7.314 krime të urrejtjes janë kryer në vitin 2019.

Një hulumtim i kryer në Shtetet e Bashkuara (SHBA) zbuloi se shkalla e krimeve të urrejtjes të kryera vitin e kaluar ka arritur nivelin më të lartë që nga viti 2008.

Raporti i publikuar nga Byroja Federale e Hetimit (FBI) bazohet në rastet e dokumentuara nga forcat e zbatimit të ligjit në vend. Krimet e urrejtjes të kryera në vitin 2019 kanë arritur në 7.314, tregon hulumtimi, sipas të cilit, shkalla e krimeve të urrejtjes kanë arritur nivelin më të lartë vitin e kaluar pas vitit 2008, kur ishin kryer 7.783 krime të urrejtjes.

Përveç kësaj, janë regjistruar 51 vrasje me motive të urrejtjes të kryera në vitin 2019. Midis këtyre viktimave, 22 njerëz u regjistruan në një sulm ndaj meksikanëve në një Walmart në El Paso të Teksasit.

Ulen sulmet ndaj afroamerikanëve, rritet agresioni ndaj hebrenjve

Në raportin e FBI-së thuhet se 953 sulme që kishin në shënjestër hebrenjtë dhe institucionet hebraike janë raportuar në vitin 2019 dhe se është zbuluar një rritje prej 7 për qind në krimet e urrejtjes në baza fetare.

Byroja raportoi se numri i krimeve të kryera kundër hebrenjve dhe institucioneve të tyre në vitin e kaluar ishte 835.

Në të njëjtin raport u njoftua se gjersa 1.943 krime të urrejtjes u kryen kundër afroamerikanëve në vitin 2018, kjo shifër ra në 1.930 në vitin 2019.

Teksa krimet kundër afroamerikanëve janë zvogëluar, sulmet kundër komunitetit latin janë rritur nga 485 në 527 vitin e kaluar.

Krimet në baza të orientimit seksual kanë mbetur pothuajse në të njëjtin nivel në vitin 2019 krahasuar me një vit më parë.

FBI definon krimet e urrejtjes si “krime paragjykuese të bazuara në racën e një personi, fenë, orientimin seksual ose kategori të tjera”.

Kategoritë
BotaLajme