‘SHBA ka me udhëheqjen e Turmpit ka humbur rrugën, as mbi aleatët e saj nuk heziton të ushtrojë presion’

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Sajjadpour, ka deklaruar se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë bërë të varur nga sanksionet”.

Sajjadpour ka mbajtur një fjalim në konferencën me temë “Paqja, diplomacia dhe politika e jashtme e Iranit” e zhvilluar nga Departamenti i Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Ekonomisë dhe Teknologjisë TOBB në Ankara, transmeton AA.

“SHBA-të janë bërë të varur nga sanksionet. Çështja është përtej Iranit. Administrata amerikane është në gjendje të ndjekë një politikë presioni dhe sanksionesh edhe për aleatët e saj për të krijuar hegjemoni, Trump ka humbur rrugën në obor”, tha Sajjadpour duke bërë të ditur se presionet e SHBA-ve kundër Iranit janë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

“Turqia mbron të drejtat e saj”

Në pyetjen për kërcënimet e SHBA-ve ndaj Turqisë në lidhje me blerjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore S-400 nga Rusia, Sajjadpour tha se “Ky është vendimi i Turqisë, jo i fuqive të tjera. Turqia është anëtare e shumë organizatave ushtarake rajonale dhe globale dhe ajo mbron interesat, pozitën dhe të drejtat e tyre. Si një fqinj i Turqisë unë e vlerësoj këtë qëndrim”.

“Konservatorët në ekipin e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, duan të shkaktojnë luftë mes Izraelit dhe disa vendeve në rajon”, theksoi Sajjadpour, duke shtuar më tej se emrat e arkitektëve të pushtimit amerikan ndaj Irakut në vitin 2003 janë në ekipin e afërt të Trumpit.

Ai tha se Irani nuk dëshiron luftë dhe se pavarësisht kësaj SHBA-të po provokojnë vazhdimisht Iranin.

“Këshilltari i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton beson se do të arrijnë atë që dëshirojnë duke përdorur forcë ndërsa Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo po bën llogaritë për president pas periudhës së Trumpit”, tha zëvendësministri iranian Sajjadpour.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet