SHBA-ja po ndërhyn në blerjen e maskave të porositura për Francë duke i ofruar çmime të dyfishta?

SHBA-ja ka bërë ndërhyrje duke e blerë me çmim të dyfishtë maskat e porositur nga Kina në Francë për spitalet dhe konviktin e pleqëve transmeton Gazeta e Re

Kryetarja e Këshillit të Rajoneve Francez Renaud Muselier në një transmetim televiziv ka folur rreth maskave të cilë janë porositur nga Kina, ajo ka thënë se:
” Ne i kemi porositur gati një milion maska nga Kina por në moment të transportit SHBA-ja ka ndërhyrë duke blerë maskat e njëjta me çmim të dyfishtë dhe kështu që ne nuk e pranuam transportin”

Këtë e kanë konfirmuar edhe disa portale ndërkombëtare të cilët raportuan se SHBA-ja duke dyfishuar çmimet e maskave i blenë me një sasi të madhe

Njëra prej burimeve shkruan se ” SHBA-ja ofron çmime të dyfishta ose më shumë për ta blerë të gjithë maskat por ata as nuk i kontrollojnë kurse shtetet e tjera pa i kontrolluar maksat nuk e kryejnë pagesën”

Franca ka porositur rreth 60 milion maska kurse në burime thuhet se SHBA-ja numrin e porosisë e ka rritur edhe në miliard këtë e përshkurajnë si një kaos logjistik. /Gazeta e Re/

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet