SHBA, grupi antifashist mund të etiketohet “grup terrorist”, shoqëria civile ngrihet në këmbë!

Presidenti amerikan, Donald Trump, është shprehur se administrata e tij po merr në “konsideratë të madhe” renditjen e Antifas me bazë në SHBA, shkurtesë për “antifashistët”, si një grup terrorist vendor.

“Një konsideratë e madhe po i kushtohet emërtimit të ANTIFA si një ‘ORGANIZATË E TERRORIT”, tha Trump të dielën në një postim në Twitter dhe paralajmëroi zyrtarët e qytetin të Portlandit, shtëpinë e Rose City, grupit më të vjetër dhe më aktiv të Antifas në SHBA, transmeton AA.

“Portland është duke u shikuar shumë afër”, tha Trump dhe këshilloi kryebashkiakun e Portlandit që ta bëjë “si duhet” punën e tij.

Scott Crow, një nga ish-organizatorët e Antifas, CNN në vitin 2017 i tha se ideja e Antifa është që të frenojë gjuhën e urrejtjes kudo që të ndodhë nëse rrezikon jetën e njerëzve.

“Ideja në Antifas është që të shkojmë atje ku ata (krahu i djathtë) shkojnë. Gjuha e urrejtjes nuk është fjalë e lirë”, tha Crow.

“Kështu ne shkojmë për të shkaktuar konflikte, për t’i mbyllur ato ku janë, sepse ne nuk besojmë se nazistët ose fashistët e çdo shiriti duhet të kenë gojëhapur”, shtoi Crow, duke mbrojtur taktikën e mos platformës së Antifa.

Në anën tjetër me qindra organizata joqeveritare kane dale kundër këtij plani pasi qe sipas tyre një gjë të tillë mund te ashpërsojë edhe më shume incidentet raciste ne vend.

Që nga zgjedhja e Donald Trump si president i SHBA-ve, numri i protestuesve të Antifas është në rritje, i përbërë nga amerikanë kryesisht të rinj, progresivë, liberalë dhe të majtë.

Grupet konservatore në SHBA kritikojnë grupet e Antifas për faktin se janë të dhunshëm gjatë protestave dhe pengojnë fjalën e lirë.

Ideja e Antifa ka gjurmët në Gjermaninë Naziste dhe Aksionin Anti-Fashist, një grup militant i themeluar në vitet 1980 në Mbretërinë e Bashkuar.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet