Departamenti amerikan i Shtetit miratoi shitjen Japonisë të 105 avionëve luftarakë tip «F-35» me vlerë totale 23,11 miliardë dollarë.
Në deklaratën e bërë nga Agjencia për Bashkëpunim në Fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë të ShBA-së (DSCA), paketa e shitjeve përfshin 63 aeroplanë luftarakë «F-35A», që kanë aftësi të bëjnë ngritje dhe ulje konvencionale, 42 avionë luftarakë të tipit «F-35B», të cilët mund të bëjnë ngritje dhe ulje vertikale në distancë të shkurtër si dhe 5 motorë rezervë për avionët «F-35».
Nëse kjo shitje realizohet, thuhet se do të jetë shitja më e madhe në historinë e ShBA-së pas shitjes ushtarake prej 29 miliardë dollarësh për Arabinë Saudite në vitin 2010.
Që shitja të realizohet duhet që të mos refuzohet nga Kongresi brenda 30 ditëve nga data e miratimit të paketës.
Nga ana tjetër, Agjencia (DSCA) njoftoi aprovimin edhe të paketës me vlerë 620 milionë dollarë për riparimin dhe rinovimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore me raketa «Patriot» në Tajvan.
Përveç kësaj, është raportuar se është miratuar edhe shitja Gjermanisë e 64 silurave të lehta tip «MK-54» dhe e 10 kompleteve për aktivizimin e silurave «MK-54» me vlerë 130 milionë dollarë; gjithashtu shitja Belgjikës e 29 silurave të lehta tip «MK-54» me vlerë 33 milionë dollarë.