SHBA dërgon avionin X-37B në hapësirë

Avioni hapësinor që bart një satelit eksperimental i quajtur FalconSat-8, do të kryejë misione sekrete dhe eksperimente shkencore në orbitën tokësore.

Forcat Hapësinore Amerikane avionin X-37B të prodhuar nga kompania Boeing e dërgoi në hapësirë për një detyrë të re.

Sipas lajmit në ueb faqen “space.com”, avioni hapësinor, është lançuar me anë të raketës Atlas 5 nga Baza Hapësinore Cape Canaveral në Florida.

Avioni hapësinor që bart një satelit eksperimental i quajtur FalconSat-8, do të kryejë misione sekrete dhe eksperimente shkencore në orbitën tokësore.

Avioni ka pajisje eksperimentale për të ekzaminuar efektin e rrezatimit në zhvillimin e farave dhe substancave të ndryshme dhe për të testuar rrezet e energjisë të krijuara nga energjia e mikrovalës.

Forcat Ajrore të SHBA dhe Forcat Hapësinore më parë kishin kryer 5 misione me avionët X-37B.

Forcat Hapësinore Amerikane u themelua me udhëzim të presidentit Donald Trump më 20 dhjetor 2019.

Kategoritë
Të ndryshmeTeknologji

Të ngjajshmet