ShBA bëhet me sekretar të ri të Mbrojtjes

Senati i SHBA-së konfirmoi sot emërimin e Mark Esper për sekretar të ri të Mbrojtjes, duke i dhënë fund një periudhe shtatëmujore gjatë së cilës Pentagoni nuk kishte një shef të përhershëm.

Esper, për të cilin votuan 90 senatorë, ndërsa tetë ishin kundër, do të betohet deri në fund të ditës.

Pentagoni ishte pa shef qëkur Jim Matiss dha dorëheqje vitin e kaluar. Pas kësaj, shef i Pentagonit për gjashtë muaj ishte zëvendësministri Patrick Shanahan, transmeton Gazeta e Re.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet