ShBA – 25 vjeçarja nuk e liroi vendin të moshuarit në autobus, por nuk ngeli me kaç goditi atë për vdekje…

Një 25 vjeçare amerikane ka goditur një të moshuar (83) mëngjesin e sotme në një prej stacioneve të autobusëve në Las Vegas të ShBA-së, transmeton Gazeta e Re.

Sipas dëshmitarëve të rastit, 25 vjeçarja Cadesha Bishop është grindur me moshuarin pasi që ai ka kërkuar një vend për tu ulur, por vajza nuk e ka pranuar këtë.

Pas dy stacioneve i moshuari tentoi të zbriste nga autobusi por fjalosja vazhdonte ende ndërkohë ai u godit nga mbrapa dhe u rrezua në kalldrëm, pasagjerët i kanë dhënë ndihmë të parë por për gjithçka ishte vonë, ndërsa e reja u arrestua nga policia.

Ngjarja ndodhi në një prej stacioneve të autobusëve në Las Vegas.

Sipas mediave amerikane 25 vjeçarja Cadesha Bishop po akuzohet për vrasje.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet