Shala: Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar së shpejti me marrëveshje për tregti të lirë

Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës, Ruairi O’Conell, ku ka thënë se Republika e Kosovës dhe Mbretëria e Bashkuar shumë shpejt do ta finalizojnë marrëveshjen për tregti të lirë, që do ta lehtësojë tregtinë në mes të dyja vendeve.

Ai ka falënderuar ambasadorin për bashkëpunimin dhe mbështetjen e pa rezervë që ka dhënë për Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

“Republika e Kosovës i është mirënjohëse gjithmonë Mbretërisë së Bashkuar për ndihmën që ka dhënë dhe po vazhdon të japë për zhvillimin e shtetit tonë. Faleminderit ambasador”, ka shkruar ai në Facebook.

Kategoritë
EkonomiLajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet