Shakira ngjitet sonte në skenën e Stambollit

Këngëtarja me çmime të shumta Grammy, do të performojë si pjesë e turnit të saj të gjashtë botëror, që mban emrin e njëjtë me albumin e saj të fundit të titulluar “El Dorado”.

Këngëtarja kolumbiane e muzikës pop, Shakira, pas pak orësh do të ngjitet në skenën e Stambollit në kuadër të turnit të saj botëror “El Dorado World Tour”.

Këngëtarja me çmime të shumta Grammy, do të performojë në stadiumin ‘Vodafone Park’ mbrëmjen e sotme si pjesë e turnit të saj të gjashtë botëror, që mban emrin e njëjtë me albumin e saj të fundit të titulluar “El Dorado”.

Turni i cili filloi më 3 qershor në Hamburg të Gjermanisë, do të përfundojë më 3 nëntor të këtij viti me koncertin në Bogotë të vendlindjes së saj Kolumbi.

Organizuar nga Live Nation Entertainment, turni botëror përfshinë 30 qytete, kryesisht në Evropë dhe SHBA.

Pak orë para fillimit të koncertit po bëhen përgatitjet intensive rreth stadiumit ku do të mbahet koncerti, i cili ndodhet në anën evropiane të qytetit më të madh të Turqisë.

Edhe trafiku në zonën përreth stadiumit do të pësojë kufizime, pasi disa rrugë do të bllokohen, për çka shoferëve do t’u kërkohet të përdorin rrugë alternative rreth stadiumit.

Këngëtarja 41 vjeçare mbërriti në Stamboll të martën bashkë me familjen e saj, për një performasë në Stamboll pas 11 vitesh.

Kategoritë
Kulturë

Të ngjajshmet