Sfida interesante në Superligë

Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 16-të e Superligës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja e parë e kësaj xhiro do të zhvillohet ndërmjet Lipjanit dhe Feronikelit.

Lipjanasit kërkojnë fitoren e parë në Superligë në këtë edicion, derisa skuadra nga Drenasi në edicionin e parë në elitë synon që të jetë pjesë e Superligës, kurse deri më tani kanë grumbulluar 16 pikë, derisa Lipjani ka 14.

Sfidë shumë interesante pritet të jetë ajo ndërmjet Bashkimit dhe Pejës.

Prizrenasit hynë në këtë përballje pas fitores në derbin lokal ndaj Ponte Prizrenit dhe triumfit kundër Rahovecit, derisa pejanët pas rikthimit në elitë shpresojnë të rikthehen të fortë si më parë.

Prizrenasit kanë 23 pikë, derisa pejanët tri pikë më pak. Përballje shumë interesante pritet të jetë ajo të dielën ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Ponte Prizrenit.

Therandasit janë në formë në xhirot e fundit dhe shpresojnë të vazhdojnë me fitore edhe kundër Prizrenit, që ka treguar lojëra të mira në stinorin vjeshtor, duke grumbulluar 22 pikë, kurse therandasit kanë një pikë më pak.

Takimi i fundit i kësaj jave zhvillohet në mes Trepçës dhe Sigal Prishtinës. Mitrovicasit ndodhen në vendin e tetë me 15 pikë, derisa prishtinasit në vendin e katërt me 21 pikë. Lider Rahoveci do të pushojë në këtë xhiro.

Superliga – Java 16 E shtunë

17:00 Lipjani – Feronikeli

19:00 Bashkimi – Peja

E diel

17:00 Golden Eagle Ylli – Ponte Prizreni

19:00 Trepça – Sigal Prishtina

 

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet