Serwer: Ambasada e Kosovës të mos vendoset në Jerusalem

Analisti i njohur i çështjeve ballkanase, Daniel Serwer ka komentuar marrëdhëniet diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit.

Server, ka dalë kundër që ambasada e Kosovës të vendoset në Jerusalem.

“Unë personalisht preferoj që ambasada të mos vendoset në Jerusalem – gjëja kryesore është njohja nga Izraeli, kjo ia vlen diçka”, tha ai.

Tutje Server ka përdorur gjuhë të ashpër ndaj ish-emisarit për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, duke e quajtur “budalla.

Sipas tij, Grenell ndikoi në rrëzimin e qeverisë Kurti.

“Grenell nuk e pëlqen Kurtin sepse ai këmbënguli saktësisht në reciprocitet në marrëdhëniet me Serbinë, megjithëse ai gjithashtu tregoi një farë fleksibiliteti mbi tarifat. Grenell është një budalla. Ai punoi shumë për ta hequr Kurtin nga kryeministria  herën e fundit. Kjo e ndihmoi Kurtin të arrijë një fitore të madhe”, tha ai për RTVDukagjini.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi