Sërish mund të ketë vendim për rinumërim të votave (Video)

Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve ka filluar rinumërimi i 115 kutive të votimit, derisa nuk përjashtohet mundësia që sërish të ketë vendime për rinumërim e kutive të tjera.

Javën e ardhshme pritet të fillojë numërimi i votave me kusht dhe atyre me postë. E partitë politike, me gjasë, duhet të presin deri në fillim të muajit të ardhshëm për të nisur negociatat ose për të vendosur se kush me kë do ta bëjë qeverinë e ardhshme, pasi procesi i rinumërimit të 115 kutive të votimit, votave me kusht dhe atyre me postë, pritet të përfundojë deri në fund të kësaj jave.

Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 11 qershorit, proces ky i cili do të hapë edhe rrugën për krijimin e institucioneve të reja, nuk do të mund të ndodhë para fundit të këtij muaji.

Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve po punohet intensivisht që procesi të përfundoj sa më shpejt. Koordinatori i kësaj qendre, Burim Ahmetaj, thotë se për dallim prej zgjedhjeve të kaluara këtë herë janë shumë më përpara në aspektin kohor.

Ahmetaj thotë se janë disa procedura teknike të cilat kërkojnë kohë por që shpreson se shpejt do të përfundojnë.

Edhe njohësi i proceseve zgjedhore, ish kryeshefi i KQZ-së, Adnan Merovci thotë se procesi duket se po shkon mirë dhe se nuk është duke u humbur shumë kohë deri te rezultatet përfundimtare.

Merovci thotë po ashtu se edhe debati i ditëve të fundit se kush mund ta bëjë qeverinë është i kotë, pasi që sipas tij kjo është e qartë në cdo aspekt.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë u mbajtën të dielën e kaluar. Rezultatet preliminare të KQZ-së, fitues të këtyre zgjedhjeve e kanë nxjerrë koalicionin PAN, partia e dytë ka dalë Vetëvendosje, ndërsa e treta Lidhja Demokratike e Kosovës bashkë partnerët e tjerë të koalicionit.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendiZgjedhjet Parlamentare 2017

Të ngjajshmet