Serie A, kampionati me më shumë shpenzime në këtë afat kalimtar veror

Klubet italiane kanë filluar të investojnë më shumë në përforcimin e skuadrave të tyre.

Kampionati italian Serie A ka nisur të ndiejë efektin Cristiano Roanldo, duke bërë gjithashtu një hap më tej përpara drejt rikthimit mes më të ndjekurve e më të lakmuarve, për futbollistët.

Për të dytin vit radhazi është tejkaluar shuma e një miliard eurove të investuara për blerjen e lojtarëve të rinj, duke mbetur i vetmi kampionat mes pesë më të fortëve të Evropës që i përafrohet shpenzimeve marramendëse të ekipeve të Premier Ligë.

Klubet e Serie A kanë shpenzuar 1 miliard e 5.9 milionë euro, shifër që gjithsesi mund të ndryshojë deri të premten, shkruan KosovaPress.

Ekipet angleze të Premier Ligës kanë shpenzuar gjatë verës një miliard e 400 milionë euro, ndërsa shumë më mbrapa mbeten La Liga spanjolle me 778 milionë euro. Bundesliga gjermane me 447 milionë euro, e në fund Ligue 1 e Francës me 405 milionë euro.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet