Serbia po ‘mbytet’ nga vërshimet (Video)

Për dy ditë rresh, reshje të mëdha të shiut kanë përfshirë rajonin e Ballkanit. Përderisa në Kosovë gjendja nuk është ende në nivele alarmante, Bosnja e Kroacia, po përballen me rreziqe të mëdha nga vërshimet.

Sasitë e mëdha të shiut kanë bërë që shumë vendbanime në Serbi të vërshohen, ndërsa në komunën Luçani fshati Viça është tërësisht nën ujë, ndërsa banorët janë evakuuar, transmeton Gazeta e Re.

Gjendje e jashtëzakonshme mbretëron edhe në Kralevë, ku gjatë natës kanë rënë mes 30 e 60 litra shi për metër katror. Në disa vende është ndërprerë edhe energjia elektrike dhe uji po hyn edhe nëpër shtëpi.

Shiu i cili po bjen pa ndërprerë tash e 15 orë në territorin e komunës së Tutinit ka shkaktuar vërshime në shumë lokacione në qendrën e ngushtë të qytetit, ndërsa rruga lokale Tutin-Shkëmbi i Mehos është e pakalueshme për shkak të dajes nga shtrati të lumit Vidrenjak.

Ngjashëm është edhe në Novi Pazar, ndërsa meteorologët kanë bërë të ditur se në këto dy komuna kanë rënë 90 litra shi për metër katror, ndërsa të reshura janë paralajmëruar edhe gjatë 24 orëve të ardhshme, transmetojnë mediat serbe, përcjell Gazeta e Re.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet