“Serbia po e përcjell situatën në Kosovë dhe është e gatshme për çdo gjë”

Ushtria e Serbisë po i përcjell me kujdes të gjitha zhvillimet me interes për sigurinë në hapësirën Kosovës dhe është e gatshme për çdo gjë që mund të ndodhë.

Kështu ka thënë ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin lidhur me disa shkrime në mediet serbe, për siç kanë thënë ato, planet e Kosovës që me aleatët e NATO-s ta marrin kontrollin në vendkalimet në veri të Kosovës, transmeton KP.

“Në hapësirën e Kosovës, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB-së, përgjegjësinë për ata që jetojnë në krahinën tonë jugore, e ka KFOR-i. Presim nga pjesëtarët e tij ta përmbushin misionin e vet”, citon “novosti” të ketë thënë Vulin.

Kjo gazetë shton se Beogradi, përmes kanaleve jozyrtare ua ka tërhequr vërejtjen “lojtarëve” më të rëndësishëm europianë nga rreziku i efektit domino nëse ndodh që Kosova ta marrë veriun.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet