Serbia në shok: Rusët u kishin dërguar kroatëve tonelata armë gjatë luftës

Gjatë luftërave të përgjakshme të viteve të 90-ta në ish Jugosllavi, Kroaci ka blerë dhe porositur armë nga të gjitha anët, kurse pjesa më e madhe ka ardhur nga Rusia.

Në mesin e armëve të rënda, në Kroaci kishte arritur edhe artileria e rëndë rus PVO, sistemi raketor S-300, që për qëllim kishte t’u bënte ballë sulmeve ajrore të ushtrisë serbe, shkruen lajmi.net

Këtë e ka konfirmuar edhe ambasadori rus në Zagreb, Anvir Azimor.

Një lajm i tillë ka bërë që në Serbi të krijohen pakënaqësi ndaj “vëllezërve” rusë.

“Çfarë ka përfituar Serbia nga Rusia në ato vite të luftës”, është titulli kryesor i gazetës më të madhe në Serbi, “Blic”. Përgjigjja është – asgjë, shkruan tutje gazeta.

“Serbët gjatë atyre viteve nga rusët nuk kanë marrë absolutisht asgjë. Për dallim nga ne, kroatët kanë marrë helikopterë MI-8, të cilët edhe sot i ka flota ajrore ruse. Ata legalisht janë blerë në Rusi, të ri, për të cilët ekziston edhe vërtetimi. Tregimi që rusët nuk e dinin paraprakisht, nuk pijnë ujë. Natyrisht që e kanë ditur, prandaj Rusia sipas procedurës që aplikohet në OKB e ka paraqitur eksportin e atyre helikopterëve si ‘pajisje e armatosur’, edhe pse ishin kohëra të vështira”, thotë analisti ushtarak serb, Aleksandar Radiq.

Sipas tij, në Serbi edhe më tej ekziston një mit se Perëndimi ka qenë ai që e ka armatosur Kroacinë në luftën e viteve të 90-ta, por ishin rusët që e bënë këtë gjë.

Në anën tjetër, analisti i njohur politik, Dushan Janjiq thotë se formulimi i ambasadorit rus “se rusët kroatëve ua kanë dhënë S-300 që t’i frenuar serbët”, është shumë i mirë, para se gjithash për Serbinë.

“Millosheviqi vazhdimisht priste që të nënshkruante marrëveshjen për blerjen e S-300, por kjo nuk ndodhi asnjëherë. Në anën tjetët, Franjo Tugjman (presidenti i ndjerë i Kroacisë), në këtë aspekt pati sukses. Ky është edhe një mesazh i rëndësishëm për Serbinë e sotme, e cila është gati t’i nënshkruaj disa marrëveshje për armët me Rusinë. Sjellja e Rusisë është plotësisht normale, është normale për fuqitë e mëdha, por ajo që nuk është normale është fakti se si ne e shohim Rusinë”, ka thënë Janjiq.

 

 

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreRajoni

Të ngjajshmet