Serbia do të kërkojë rishikimin e privatizimit në Kosovë

I ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, deklaroi sot se Serbia do të kërkojë dhe të insistojë që të bëhet rishikimi i privatizimit në Kosovë, i cili sipas tij është ilegal, por edhe në kundërshtim me rregullat dhe rezolutat ndërkombëtare.

Pas tryezës së rrumbullakët, në kuadër të dialogut të brendshëm, ku morën pjesë përfaqësues të fakulteteve ekonomike, instituteve dhe shoqatave profesionale, Gjuriq tha se Zyra për Kosovën ka bërë një bazë të dhënash gjithëpërfshirëse të aseteve, transmetojnë mediat serbe.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreRajoni

Të ngjajshmet