Serbi, shënohen 81 raste të reja me COVID-19

Deri më sot janë hospitalizuar 315 persona ndërsa në respiratorë janë 22 pacientë

Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 81 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) ndërsa një person ka vdekur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Deri më sot janë hospitalizuar 315 persona ndërsa në respiratorë janë 22 pacientë.

Nga dje janë testuar 7.466 persona, prej të cilëve 81 kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Të dhënat zyrtare tregojnë se numri i përgjithshëm i të vdekurve është 744.

Nga fillimi i pandemisë janë testuar 1.092.359 persona ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve është 33.080.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet