Serbi, rritet në 303 numri i të infektuarve me koronavirus

Sipas të dhënave të fundit nga ora 15:00, krahasuar me një ditë më parë në të njëjtën kohë, janë testuar mostra të 94 personave, 54 prej të cilëve ishin pozitivë.

Në Serbi 54 persona të tjerë janë pozitivë me koronavirus, duke e çuar deri më tani numrin e përgjithshëm në 303, tha ministri i Shëndetësisë Zlatibor Lonçar, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga ora 15:00, krahasuar me një ditë më parë në të njëjtën kohë, janë testuar mostra të 94 personave, 54 prej të cilëve ishin pozitivë.

Sipas ministrit Lonçar, nga këta 54 persona pozitivë, 27 janë në spital.

Lonçar tha gjithashtu se 21 persona ishin në respirator. “Ata janë me probleme serioze dhe ne konsiderojmë se ata janë në rrezik,” tha ai.

Gjithsej 152 persona janë shtruar në spital. “Deri në këtë moment, ne gjithashtu kemi 15 pacientë që janë kuruar dhe u liruan në shtëpi,” shtoi ai.

Deri në ora 15:00, në laboratorin kombëtar të referimit të Institutit Torlak, u testuan gjithsej 916 persona.

Deri më tani, tre persona kanë vdekur nga kornavirusi në Serbi.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet