Serbi, 8 të vdekur dhe 379 raste të reja me COVID-19

Në spitalet në Serbi aktualisht janë të shtruar 4.531 persona ndërsa gjithsej janë regjistruar 24.520 raste me COVID-19.

Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) kanë vdekur 8 persona ndërsa janë shënuar 379 raste të reja me virus.

Në spital janë të shtruar 4.531 persona ndërsa gjithsej janë regjistruar 24.520 raste me COVID-19.

Nga dita e djeshme janë testuar 9.817 persona, prej tyre 379 rezultuan pozitiv ndaj koronavirusit.

Në respiratorë janë 156 pacientë ndërsa gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 8 persona. Numri i viktimave është rritur në 551.

Deri më tani janë testuar 641.091 qytetarë.

Kategoritë
LajmeRajoni