Serbi, 2 të vdekur dhe 122 raste të reja me COVID-19

Deri më tani, gjithsej janë regjistruar 36.282 raste me infeksionin

Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 122 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërsa dy persona kanë vdekur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Deri më tani, gjithsej janë regjistruar 36.282 raste me infeksionin.

Nga dje janë testuar 5.746 persona, ndërsa prej tyre, 122 kanë rezultuar pozitivë ndaj koronavirusit.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur dy persona, me çka numri i të vdekurve është rritur në 778. Në respiratorë gjenden 24 pacientë.

Deri më tani në Serbi janë testuar 1.241.864 qytetarë

Kategoritë
LajmeRajoni