Serbi, 10 të vdekur dhe 409 raste të reja me COVID-19

Në spital janë të shtruar 4.575 persona ndërsa gjithsej janë të regjistruar 22.852 raste me COVID-19.

Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) kanë vdekur 10 persona ndërsa janë shënuar 409 raste të reja me virus.

Në spital janë të shtruar 4.575 persona ndërsa gjithsej janë regjistruar 22.852 raste me COVID-19.

Nga dita e djeshme janë testuar 10.634 persona, prej tyre 409 rezultuan pozitiv ndaj koronavirusit.

Në respiratorë janë 167 pacientë ndërsa gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 10 persona. Numri i viktimave është rritur në 518.

Deri më tani janë testuar 601.984 qytetarë.

Kategoritë
LajmeRajoni