Selmanaj – Bajqinovcit: Të respektoj katërfish më shumë prej kur u fotografove me Adem Jasharin më 2020

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka marrë fjalë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ku ka folur për disa suksese, siç i quan ai, të Qeverisë Hoti. E pasi deputeti Mefail Bajqinovci i replikoi Selmanajt, ky i fundit ia ktheu Bajqinovcit duke i thënë se e respekton katërfish më shumë prej momentit kur është fotografuar me Adem Jasharin në vitin 2020.

Driton Selmanaj tha para deputetëve se Qeveria Hoti solli rezultate të mira në fushën e diplomacisë.

Ndërkohë, Mefail Bajqinovci i tha Selmanajt “Leje zëvendëskryeministër se nuk keni letërnjoftima që dy vjet për popullin e Kosovës. Jeni që dy muaj pa patentëshofer, e na flisni neve për suksese të qeverisë”.

Selmanaj mori fjalën për t’i replikuar Bajqinovcit ku i tha se respekti i tij është katërfishuar në momentin që Selmanaj doli në fotografi me komandantin legjendar të UÇK’së, Adem Jasharin, në vitin 2000.

“Unë ju kam respektuar shumë edhe më parë kur jeni marrë me aktivitete të ndryshme. Por, respekti juaj më është katërfishuar në momentin kur keni dalë në fotografi me Adem Jasharin në vitin 2020”, i ka thënë Selmanaj Bajqinovcit.

Kujtojmë se Mefail Bajqinovci në marsin e këtij viti publikoi një fotografi me vëllaun e komandatit Adem Jashari – Rifat Jasharin. Por, në mbishkrimin e fotografisë ia huqi duke shkruar “Me bacën Adem”.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet