Selimi tregon pse Thaçi nuk është president i tij dhe as i qytetarëve

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi në intervistën dhënë për KosovaPress ka folur edhe për raportin e tij me të parin e vendit, ku ka thënë se për të, Hashim Thaçi nuk është një president.

Sipas tij, Thaçi e ka humbur këtë të drejtë pasi nuk është një figurë unifikuese e subjekteve politike.

Ai ka kujtuar edhe momentin kur sipas tij, ky i fundit ka dëshmuar se nuk është president i qytetarëve të vendit.

“Në fakt për mua, dorën në zemër, ai nuk është një president. Për mendimin tim, nuk është presidenti i të gjithëve, sepse presidenti rolin e vet kushtetues e ka që të jetë president i të gjithë shqiptarëve, dhe po ashtu të jetë përbashkues i të gjitha subjekteve politike, të jetë figurë uniteti. Ky e ka të kundërtën, as nuk është president i të gjithë qytetarëve të Kosovës, e mbi të gjitha nuk është figurë uniteti, është figurë ndarëse. Madje, edhe momenti i zgjedhjes së tij, ka qenë pa opozitën, duke e nxjerrë opozitën nga Kuvendi me polici. Dhe, nga ky fakt, që nga ai moment, nuk është as president i imi, as i atyre që i ka nxjerrë jashtë, e as president i atyre votuesve të atyre deputetëve që janë nxjerrë zvarrë nga Kuvendi për t’u zgjedhur ky njeri si president”, ka thënë ai.

Këtë veprim, ai thotë se presidenti Thaçi ta ketë pasur përtej personales, pasi sipas Selimit, ka edhe plane të tjera, të cilat po i shpalos me qasjen ndaj dialogut, kufirit dhe territoreve.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet