Sekuestrohen 62 kg kanabis, në pranga një shqiptar dhe një greke

Departamenti i anti-drogës së Kosturit ke sekuestruar një sasi prej afërsisht 62 kg kanabis sativa në afërsi të Kosturit.

Sipas policisë greke, lënda narkotike ndodhej në një automjet me targa greke, në të cilin ndodheshin një shtetas shqiptar 34 vjeç dhe një shtetase greke 31 vjeç, të cilët u arrestuan në flagrancë.

Në makinën e tyre u gjetën 61.7 kg kanabis, shuma prej 150 eurosh si dhe një pistoletë me 21 fishekë.

Dy të arrestuarit iu thanë agjenteve se lëndën narkotike do ta dërgonin në Selanik, ku edhe do ta shpërndanin. Dy të arrestuarit dhe materialet në ngarkim të tyre, iu dërguan Gjykatës së Kosturit, e cila i la në burg deri në përfundimin e hetimeve.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet