Scandinavian Airlines pushon nga puna mbi 1.500 punonjës

Beck-Hansen tha se koronavirusi i ri (COVID-19) ka ndikuar seriozisht në kompaninë SAS dhe se kompania është duke u përpjekur për të mbijetuar.

Scandinavian Airlines (SAS) ka pushuar nga puna 1.593 punonjës në Danimarkë.

Drejoteresha e kompanisë SAS për Media dhe Marrëdhënie me Publikun, Sille Beck-Hansen, tha se 176 pilotë, 648 personel kabine, 586 oficerë tokësorë, 96 punonjës teknicienë dhe 51 administratorë në Danimarkë ka pushuar nga puna.

Beck-Hansen tha se koronavirusi i ri (COVID-19) ka ndikuar seriozisht në kompaninë SAS dhe se kompania është duke u përpjekur për të mbijetuar.

Beck-Hensen u shpreh se në vitin 2022 presin që të rritet kërkesa për avio-kompanitë.

Ajo tregoi se ende nuk kanë përfunduar procedurat në Norvegji dhe Suedi për pushim nga puna.

Kategoritë
BotaLajme