Sanksionet, Kina thërret ambasadorin e SHBA-së

Kina ka thirrur në takim ambasadorin e SHBA-së në Pekin, për t’i paraqitur protestë formale pasi Uashingtoni goditi me sanksione organizatën ushtarake kineze, lidhur me blerjen e raketave dhe avionëve luftarakë rusë.

Në një deklaratë, Ministria e Jashtme kineze i ka quajtur sanksionet e Shteteve të Bashkuara kundër Departamentit për Zhvillimin e Pajisjeve si “shkelje serioze e parimeve themelore të ligjit ndërkombëtar”.

Në deklaratë, që vjen disa ditë pasi Pekini i bëri thirrje Uashingtonit që të tërheq sanksionet ose do të përballet me pasoja, thuhet: “Shtetet e Bashkuara nuk kanë të drejtë të ndërhyjnë në bashkëpunimin ushtarak ndërmjet Kinës dhe Rusisë”.

Aty po ashtu thuhet se zëvendësministri i Jashtëm kinez, Zheng Zeguang ka thirrur ambasadorin amerikan Terry Branstad, për të protestuar masat e ndërmarra ndaj palës kineze, pas blerjes së avionëve rusë të tipit Sukhoi Su-35 dhe sistemeve të mbrojtjes raketore S-400.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet