“Samiti katërsh Turqi-Gjermani-Francë-Angli do të zhvillohet më 3-4 dhjetor në Londër”

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën (Kalın) bëri të ditur se është arritur në konsensus që samiti katërsh Turqi, Gjermani, Francë, Angli, që do të zhvillohet gjatë datave 3-4 dhjetor në Londër, kryeqytetin e Anglisë, të zhvillohet si një pjesë e samitit të NATO-s.

Delegacioni i kryesuar nga Ibrahim Kallën bëri një mbledhje paraprake përpara takimit katërsh me delegacionet e Gjermanisë, Francës e Anglisë në nivel liderësh në Samitin e NATO-s në Pallatin Mabeyn të Stambollit.

Kallën, në konferencën për shtyp tha se në takimin me përfaqësuesit e liderëve të Gjermanisë, Francës dhe Anglisë u shqyrtua agjenda e samitit katërsh, që do të zhvillohet si pjesë e samitit të NATO-s me Presidentin Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

Zëdhënësi i Presidencës rikujtoi se Presidenti Erdoan është i ftuar i Presidentit të Francës Emanuel Macron, Kryeministrit të Anglisë Boris Johnson dhe Kancelares gjermane Angela Merkel për të shqyrtuar procesin e Sirisë pas operacionit “Burimi i Paqes”.

Kallën theksoi se operacioni “Burimi i Paqes” në veri të Sirisë, duke filluar nga Tel-Abyadi dhe Rasulayni, siguroi mundësinë për krijimin e zonës së sigurt në një rajon prej 30 kilometrash thellësi të kufirit Turqi-Siri dhe kjo ka krijuar një bazë pozitive për kthimin e refugjatëve në vendin e tyre (Siri).

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet