Salah u shpreh mirënjohje tifozëve të Liverpoolit

“Kjo është ndjenja më e jashtëzakonshme për të gjithë ne, ndërsa veçmas për tifozët. Nuk do të arrinim këtë pa mbështetjen e tyre”, tha golashënuesi i Liverpoolit, Mohammed Salah.

Golashënuesi i Liverpoolit, Mohammed Salah tha se klubi pas tre dekadash arriti të fitojë titullin e Premier Ligës falë mbështetjes së jashtëzakonshme të tifozëve.

Në deklaratën që e transmetoi faqja zyrtare e klubit, Salah tha se nuk mund të përshkruajë ndjenjat pas fitimit të titullit.

“Kjo është ndjenja më e jashtëzakonshme për të gjithë ne, ndërsa veçmas për tifozët. Nuk do të arrinim këtë pa mbështetjen e tyre. Së bashku si lojtarët edhe tifozët arritën sukses të madh”, tha Salah.

Duke kujtuar ardhjen e tij në Liverpool, Salah tha se ai e kujton se ka thënë se dëshironte të sillte titujt e Ligës së Kampionëve dhe Premier Ligës në Anfield ndërsa gazetarët me këmbëngulje i kërkonin që të vendosë se cilin titull dëshiron të fitonte.

“Tani mund të them se arrita t’i fitojë të dy trofetë”, tha 28-vjeçari Salah.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet