Sadiku zgjat kontratën me Kasımpaşa të Turqisë

Futbollisti 27 vjeçar Sadiku ka zgjatur kontratën e tij që do të përfundonte në fund të këtij sezoni edhe 3 vite.

Klubi i Superligës Turke, Kasımpaşa, ka zgjatur kontratën e futbollistit shqiptar Loret Sadiku, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e publikuar nga klubi thuhet se, në ceremoninë e mbajtur në objektet Kasımpaşa në Kemerburgaz ka marrë pjesë edhe drejtuesi sportiv i klubit, Nursal Bilgin.

Futbollisti 27 vjeçar Sadiku ka zgjatur kontratën e tij që do të përfundonte në fund të këtij sezoni edhe 3 vite.

Sadiku i cili më parë luante për klubin tjetër turk Mersin Idman Yurdu, në vitin 2016 u transferua tek Kasımpaşa.

Mesfushori i lindur në Prishtinë, këtë sezon në 16 ndeshje të superligës turke me fanellën klubit nga Stambolli ka shënuar një gol dhe dy asistime.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet