Rusia vendos raketa të tipit S-400 në afërsi të Moskës

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë njoftoj se me qëllim të përforcimit të mbrojtjes ajrore të kryeqytetit në afërsi të Moskës është dislokuar dhe vënë në dispozicion sistemi i mbrojtjes raketore të tipit S-400.

Në deklaratën e bërë nga Ministria rus e Mbrojtjes thuhet se sistemi raketor i mbrojtjes ajrore i tipit S-400 “Triumf” është dislokuar në afërsi të kryeqytetit për të përforcuar mbrojtjen ajrore të zonës qendrore industriale të Moskës dhe se është vënë në dispozicion sot.

Në deklaratë në mes tjerash thuhet se rrezja e veprimit të sistemit është 400km dhe se do të jetë efektive në hapësirat ajrore të 12 zonave përfshirë edhe atë të kryeqytetit.

Ministria deklaroi se brenda vitit ushtrisë do ti dorëzohet 4 sisteme të mbrojtjes ajrore të tipit S-400.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet