Rusia shënon rënie të të ardhurave nga eksporti i naftës me 40 për qind

Në 8 muajt e parë të këtij viti janë eksportuar 160 milionë ton naftë që është me 9.4 për qind më pak në krahasim me eksportin gjatë periudhës së njëjtë të vitit të kaluar

Rusia në tetë muajt e parë të këtij viti ka regjistruar ulje të të ardhurave nga eksporti i naftës me 40 për qind në raport me të ardhurat nga periudha e njëjtë e vitit të kaluar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Servisi doganor federal i Rusisë njoftoi se në tetë muajt e parë të këtij viti janë eksportuar 160 milionë ton naftë që është me 9.4 për qind më pak në krahasim me eksportin gjatë periudhës së njëjtë të vitit të kaluar.

Rusia fitoi 49 miliardë dollarë nga eksportet e naftës të këtij viti, që është 40 për qind më pak se të ardhurat e vitit të kaluar. Të ardhurat u ulën gjithashtu për shkak të çmimeve të ulëta të naftës.

Në tetë muajt e parë të vitit, Rusia uli gjithashtu eksportin e produkteve të naftës me 2 për qind ndërsa të ardhurat nga këto eksporte u ulën me gati një të tretën krahasuar me vitin e kaluar.

Eksporti i naftës dhe gazit plotëson 40 për qind të buxhetit vjetor federal rus.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet