Rusia rifillon fluturimet për në Turqi

Fluturimet për në Turqi do të fillojnë për në Ankara dhe Stamboll nga 1 gushti dhe më pas do të shtohen destinacionet turistike bregdetare të Antalyas, Bodrumit dhe Dalamanit më 10 gusht.

Rusia më 1 gusht do të rinisë fluturimet për në Turqi.

Pasi fluturimet u pezulluan për shkak të shpërthimit të koronavirusit të ri (COVID-19), shërbimi do të rifillojë nga tre qytete ruse: Moskë, Shën Petersburg dhe Rostov-on-Don, tha në një konferencë për media zv/kryeministrja, Tatyana Golikova.

Fluturimet për në Turqi do të fillojnë për në Ankara dhe Stamboll nga 1 gushti dhe më pas do të shtohen destinacionet turistike bregdetare të Antalyas, Bodrumit dhe Dalamanit më 10 gusht.

Gjithashtu, nga Rusia do të rifillojnë edhe fluturimet për në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Tanzani.

Zv/kryeministrja Golikova tha se udhëtarët që vijnë në Rusi duhet të kenë një çertifikatë mjekësore të lëshuar jo më vonë se tre ditë para datës së mbërritjes, duke konfirmuar se ato janë negativ në COVID-19.

Rusia pezulloi të gjithë trafikun ajror ndërkombëtar më 27 mars me qëllim të pengimit të përhapjes së virusit, por përpjekjet për normalizimin pas përmirësimit të numrave çuan në rifillimin e fluturimeve në disa vende.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet